Një këngëtare myslimane, e cila është bërë e njohur në internet pas performancës së saj në garën televizive të Francës The Voice, është tërhequr nga konkurrimi pasi është kritikuar për disa komente të bëra në mediat sociale.
Në një postim, Mennel Ibtissem, 22 vjeçe, ka shprehur dyshime për natyrën terroriste të sulmit me kamion në Nicë, më 2016.
Ajo ka thënë se mesazhi i saj është nxjerrë jashtë kontekstit, raporton BBC.
Një video e saj, duke kënduar këngën Hallelujah të këngëtarit Leonard Cohen, është parë në YouTube mbi 900,000 herë.
Komentet në mediat sociale, të cilat tani janë fshirë, janë shfaqur pas performancës së saj në The Voice, e cila është vlerësuar lart.
Sipas mediave franceze, në një nga komentet e saj është thënë: “Për të mbetur besnik, ‘terroristi’ i ka marrë dokumentet e identifikimit me vete”.
Në sulmin në Nicë janë vrarë 86 veta, ndërsa shoferi i kamionit është identifikuar si tunizian, 31 vjeç./gsh/
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...