Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kanë filluar masat disiplinore ndaj doktorit Enver Fekaj, kirurg abdominal, dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami.
Arsyeja është që Fekaj ka kërkuar para për ta operuar një djalë 19 vjeçar, e që u raportua në media.
Statusi i plotë i Ismailit:
Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti. Përgëzoj menaxhmentin e SHSKUS-së për reagimin e shpejt.Institucionet tona Publike Shëndetësore kanë për detyrë të jenë afër qytetarëve dhe brengave të tyre, andaj keqpërdorimet e tilla nuk do të lejohen.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës