Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp deklaroi se koalicioni qeverisës po i sjell shumë dëm Maqedonisë, në lidhje me negociatat për çështjen e emrit.
“LSDM dhe BDI duket se konkurrojnë se kush do ta bëjë një koncesion më të madh, pa bërë vlerësim të pasojave mbi interesat e larta kombëtare. Deputeti Artan Grubi mburret se është arritur marrëveshje për emrin e ri. Më brengosës është fakti se vetë Grubi zbuloi se nuk ka qenë e vështirë forma e emrit, por pjesa e identitetit, gjuhës, kombësisë, përdorimit dhe përkthimit”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai më tej shtoi se njëri prej Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit gënjejnë kur thonë se për identitetin nuk bisedohet dhe Artan Grubit dhe BDI-së, të cilët sipas tij, thonë se po bisedohet për identitetin, gjuhën dhe kombësinë.
OBRM-PDUKM thekson se po ndodh një pazar i turpshëm me interesat më të larta shtetërore.
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...