Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini dyshon se Nicolo Barella do të nënshkruajë për Juventusin.
Zonja e Vjetër ishte e lidhur fort me mesfushorin gjatë afati kalimtar të janarit, por një lëvizje e tillë nuk ndodhi.
Por, mediat italiane po shkruajnë se transferimi mund të realizohet gjatë verës, megjithatë Giulini është i bindur se nuk do të ndodhë.
“Ai nuk është lojtar i Juventusit”, tha pronari për gazetën lokale l’Unione Sarda.
“Barella është një lojtar i Cagliarit edhe për sezonin e ardhshëm dhe me të vërtetë nuk mendoj se do të shkojë në Juventus edhe nëse duhet të ndryshojë ekipin”, shtoi italiani
Guilini është president i Rossoblu që nga viti 2014, kur e bleu klubin nga Massimo Cellino ndërsa këmbëngul se nuk i ka ra pishman pse u bë pronar i ekipit.
“Jo. Absolutisht jo, jam entuziast”, tha shkurt presidenti i Cagliarit, i cili aktualisht pozicionet në vendin e 14 të ligës elitare italiane.
Ndryshe, 20-vjeçari deri më tani ka pasur 55 paraqitje për sardenjat dhe ka shënuar tri gola. /
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu