Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar sot përmes një statusi në profilin e tij në facebook, një tabelë me numrin e bizneseve të mbyllura këtë vit në Shqipëri, krahasuar me vitin e kaluar.
Në tabelën e Drejtorisë së Tatimeve, Basha vë në dukje se 1747 biznese janë mbyllur vetëm në janar të këtij viti, ndërkohë që në janar të vitit të shkuar shifra ka qenë më e ulët.
“1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë”, shkruan Basha në Facebook.
“Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”.

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...