Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani në mbështetje të agjendës për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me autoritetet homologe në Gjermani dhe Evropë, si dhe me organizmat e sigurisë ndërkombëtare në Interpol dhe Europol, së bashku me Policinë e Kosovës janë pjesëmarrëse në punimet e Kongresit të 21-të Evropian të Policisë i cili ë i rëndësisë së veçantë në aspektin e sigurisë.
Gjatëpunimeve dy ditore është vepruar në kuadër të grupit të ekspertëve të policisënë sektorë të ndryshëm i cili drejtohet nga Policia e Kosovës, si dhe nërrafshin diplomatik dhe lobues në koordinim dhe mbështetje nga Ambasadanë Berlin.
Me ketë rast, u.d. shefi i Misionit në Gjermani, Astrit Zemaj, ishoqëruar edhe nga Kolonel Riza Shillova, Major Veton Elshani dhe Atasheu iPolicisë në Ambasadë, Driton Vrajolli kanë zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësuesitpolitik dhe të policisë së Gjermanisë, vendeve të Evropës si dhe disa shtetevetë ftuara nga rajone të ndryshme të botës.
Procesi i lobimit tek vendet pjesëmarrëse dhe partnerët e tyre, me qëllim tëarritjes që Policia e Kosovës të finalizojë Marrëveshjen( anëtarësim) nëInterpol dhe Europol, si dhe avancimi i bashkëpunimit bilatral mePolicinë gjermane dhe të vendeve pjesëmarrëse kanë qenë temat kryesore të cilatjanë trajtuar përgjatë takimeve të ndryshme.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...