Vizitorët në një supermarket në Miami, dje u befasuan nga Drake.
Këngëtari i famshëm hyri në dyqan me një megafon dhe kërkoi që ai të paguante për të gjithë klientët egzistues.
Siç kuptojmë, kanadezi është dashur të paguaj rreth 50,000 dollarë. Një nga klientët e lumtur, shpjegoj se Drake i inkurajoi të gjithë për të vënë sa më shumë gjëra në karrocat e tyre.
“Ai i ndihmoi njerëzit të gjenin atë që po kërkonin. Ai bëri fotografi me të gjithë ata që donin dhe i shtrëngoj duart me të gjithë”.
Kjo, mund të quhet java e humanitetit për Drake, pasi ai të hënën tregoi anën e tij bujare edhe në Universitetin e Miamit. Ai dhuroi 25,000 dollarë për ngritjen e cilësisë së mësimit dhe premtoj se do të blinte uniforma të reja për nxënësit.
E, për një studente vizita u bë edhe më e mirë. Ajo mori një bursë prej 50,000 dollarësh nga Drake.
Drake u rendit i dyti në listën e hip-hop artistëve më të paguar nga Forbes, me të ardhura prej 94 milionë dollarësh./radiovalarinore/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur