Ish presidenti i Lokomotiv Moscow, Nikolai Naumov ka zbuluar që klubi i tij ka refuzuar të blinte Neymarin në vitin 2009.
Tashmë si një yll global, Neymar arriti në Evropë në vitin 2013, kur edhe ishte blerë për një çmim të “çmendur” nga Barcelona prej Santos, transmeton portali arbresh.info. Por braziliani, tani si një lojtar i Paris Saint Germain, mund të kishte një destinacion plotësisht tjetër.
Në një intervistë të dhënë së fundmi nga ish presidenti i Lokomotiv Moscow, Nikolai Naumov ka zbuluar se klubi i tij ishte afër transferimit të Neymarit në vitin 2009 për një shumë prej 10 milionë euro.

“Ai ishte shumë i ri dhe ne nuk dinim se si do të adaptohej në Rusi, ai ishte shumë dobët, aq i dobët fizikisht se ne refuzuam të gjithë këtë ide”, ka thënë Naumov.
Në atë kohë, Lokomotiv i kishte dhënë shansin një talenti një qendra stërvitore – Alan Gatagov.
Të rejat e fundit rreth Gatagov thonë se është liruar në janar nga Levadia, një klub që gjendet në Estoni./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...