Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka takuar përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare ne Kroaci.
Në këtë takim, Veseli u njoftua nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat.
Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare për të arriturat e Republikës së Kosovës dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin kroat, për tu krijuar qytetarëve kosovarë që jetojnë në Kroaci mundësi të reja, si në fushën e arsimit, po ashtu edhe në integrim më të madh në institucionet kroate.
“Biseduam për fuqizimin e lidhjeve midis institucioneve të Kosovës me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Komuniteti shqiptar në Kroaci është i fuqishëm ekonomikisht dhe punëson mijëra punëtorë. Ata shprehën gatishmërinë të gjejnë mënyra që bizneset e tyre t’i shtrijnë edhe në Kosovë”, tha kryeparlamentari Veseli pas takimit me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Kroaci.
Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...
Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-...
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...