Aktori i njohur Marlon Brando dhe komediani Richard Pryor kishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë viteve 1970, pretendon vejusha Pryor.
Sipas saj, të dy ishin në kulmin e famës dhe gjatë kohës kur kryen aktin intim ata ishin në një gjendje të rëndë për shkak të abuzimit me drogë, transmeton portali arbresh.info

Jenifer Lee shtoi se burri i saj nuk është ndjerë asnjëherë i turpëruar për thashëthemet që kishin filluar të qarkullonin.
Komediani, i cili ishte i hapur për biseksualitetin e tij, vdiq në moshën 65 vjeç pasi kishte vuajtur nga një atak në zemër në 2005.
Lee ishte e martuar me Pryor dy here, në vitet e ’80-ta dhe përsëri në vitin 2000.

Brando ishte gjithashtu i hapur për seksualitetin e tij dhe për shthurjen.
Ai njëherë pati deklaruar se “sikurse një numër i madh i njerëzve, edhe unë kam pasur përvoja homoseksuale dhe për këë nuk më vjen turp.”
Legjenda e ekranit konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të kohës./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...