Karrierën e tij e ka nisur në moshë shumë të re në fushën e modës, për të vazhduar më pas në atë të kinematografisë.
Bëhet fjalë për Ashton Kutcher, i cili ka mbushur 40 vite, ai falë serialit televiziv “That ’70s Show” në vitin 1998 arriti të depërtonte në botën e spektaklit.
Aktori ka festuar ditën e tij të lindjes nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve më të ngushtë.
Ndër filmat që ai ka interpretuar kujtojmë “Dude, Where’s My Car?” në vitin 2000, “Just Married” në vitin 2003 e “Guess Who?” në vitin 2005, etj.
Në vitin 2003 Ashton Kutcher la pas shfaqjen “Punk’d “, një program televiziv i transmetuar nga MTV që ishte i suksesshëm falë shakave të bëra për njerëz të famshëm dhe në të cilën ai ishte producent dhe dirigjent.
Në vitin 2005 Ashton u martua me aktoren Demi Moore, me të cilën u divorcua në vitin 2013.
Ndërsa gjatë xhirimeve të “That ’70s Show” ai u dashurua me Mila Kunis, nga marrëdhënia me të cilën erdhën në jetë dy fëmijë, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood./TCH/

Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...