Bashkimi Europian do të jetë në gjendje të ndëshkojë Britaninë e Madhe për shkeljen e rregullave të periudhës së tranzicionit pas Brexit, sipas planeve të miratuara nga Brukseli të martën, thanë burimet e BE-së për “Afp”.
Sipas planeve për tranzicionin 21-mujor pas largimit të Britanisë nga blloku më 29 mars 2019, Londra duhet t’i përmbahet të gjitha ligjeve të BE-së, pa pasur asnjë pushtet vendimmarrës, duke e kthyer vendin në atë që kritikët e quajnë “shtet vasal”, transmeton portali arbresh.info
Drafti i fundit i BE për marrëveshjen e tranzicionit thotë se blloku duhet të jetë në gjendje të shkurtojë aksesin e Britanisë në tregun e vetëm të BE-së nëse ajo nuk funksionon mirë dhe nëse nuk gjen kohë të mjatueshme për të marrë çështjen në gjykatën më të lartë të bllokut në Luksemburg.
Raporti flet për një “mekanizëm që lejon Bashkimin Europian të pezullojë përfitimet e caktuara që i sjellin Britanisë së Madhe nga pjesëmarrja në tregun e brendshëm”, thotë burimi./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic