Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë të kryesuar nga Zëvendësministri i kësaj ministrie, Bilal Uçar. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Kivilcim Kiliçi.
Në fillim të takimit, kryeprokurori Lumezi ka falënderuar zëvendësministrin Uçar për ndihmën që shtetit turk në vazhdimësi po e jep për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm të dy vendeve në fushën e sistemit prokurorial dhe ka shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
“Ngritja e bashkëpunimit në fushën juridike -ndërkombëtar, do të jetë e dobishme për dy vendet në luftën e përbashkët të dukurive kundërligjore të nivelit vendor, rajonal dhe më gjerë”, ka thënë Lumezi.
Sipas njoftimit për media, zëvendësministri Uçar shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe në fusha tjera që mund të paraqiten si të nevojshme.
Kryeprokurori Lumezi gjatë këtij takimi ka folur edhe për punët që është duke i bërë institucioni i Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera kundërligjore./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...