Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur rreth Strategjisë për Zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku ka thënë se Kosova duhet të bëjë më të mirën nga kjo mundësi.
Përmes një postimi në Twitter, Apostolova ka theksuar se Kosova duhet të punojë shumë në këtë drejtim.
“Varet nga Kosova që të bëjë më të mirën nga kjo mundësi. Për të bashkuar dhe përdorur mundësitë e ndryshme të përshkruara në Strategji për të ecur përpara me reformat, për të përgatitur Kosovën për të forcuar demokracinë, ekonominë dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të jeni të aftë dhe të gatshëm për të luajtur rol të plotë dhe konstruktiv në fatin tonë të përbashkët”, ka shkruar Apostolova.
My remarks on the Strategy for Western Balkans which was just launched. 4/4 pic.twitter.com/Yc4TWLGmbL
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) February 6, 2018
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Ministri Demo me Kryeministrin Rama në Uashington, marrin pj...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...