Për të pritur në vizitë kryeministrin nga Mali i Zi Dushko Markoviç, çdo gjë duket se është gati. Ai pas pak pritet të arrij në Aeroportin e Prishtinës, ku do të pritet nga zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli dhe ambasadorët në dy vendet respektive. Vizita e sotme e kryeministrit malazez ka bërë që të bllokohet sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ai ‘ibrahim Rugova’.
Këto dy sheshe që nga mëngjesi i hershëm janë bërë të pakalueshmë për qytetarët
Ndryshe, Markovic do të qëndrojë në Kosovë me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ku dhe do zhvillojë disa takime me krerët e lartë të vendit.
Kjo vizitë është parë si mundësi e negocimit të marrëveshjes për Demarkacionin e cila është bllokuar në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtën marrëveshje Mali i Zi e ka ratifikuar pasi e kishte kriter për të hyrë në NATO. Ndërkohë, kriter këtë marrëveshje e ka edhe Kosova, por ndryshe nga Mali i Zi, Kosovës i duhet për të fituar liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Metro.

“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...