Presidenti është skeptik se Kosova do të njihet nga Serbia por është optimist për vazhdim të bisedimeve në mes të dy vendeve. Thaçi thotë se dialogu nuk ka alternativë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është optimist se këtë vit edhe mund të përfundoj dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Unë jam optimist dhe shpresoj fuqishëm se kjo mund të ndodh. Me rolin udhëheqës të Bashkimit Europian dhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA’së. Dialogu nuk ka alternativë”, tha Thaçi.
Por, ai është shumë pesimist kur është fjala për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Do të ndodhte mrekulli sikur të ndodhte njohja e Serbisë për Kosovën. Jam skeptik se diçka e tillë mund të ndodh. A është e nevojshme dhe e domosdoshme: Po. Njohja e Serbisë për Kosovën do t’i përmbyllte të gjitha tematikat që ekzistojnë ndonjëherë. Se a është lidershipi i Serbisë për njohje apo jo, mendoj se ende ka hezitime të mëdha”, tha Thaçi.
Megjithatë, ai pret që Serbia të mos e pengoj Kosovën në rrugën e saj integruese.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...