
Rep. Trey Gowdy, R-S.C., questions former CIA Director John Brennan on Capitol Hill in Washington, Tuesday, May 23, 2017, before a hearing before the the House Intelligence Committee Russia Investigation Task Force. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)
Një ndër bashkëautorët e raportit të klasifikuar, ligjvënësi republikan Trey Gowdy, u shpreh sot se raporti nuk dëmton hetimet disa mujore të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, apo nëse Presidenti Trump pengoi drejtësinë duke u munduar të ndikonte tek hetimi.
Duke folur për kanalin televiziv CBS, në emisionin “Face the Nation”, Ligjvënësi Gowdy tha se “ekziston një proces hetimor për Rusinë, pa dosjen Steele”, për shkak të lidhjeve të tjera të fushatës Trump me Rusinë, si p.sh. takimi i qershorit 2016 në Kullën Trump në Nju Jork me djalin e tij madh, Donald Trump Jr., me pritshmërinë se një juriste ruse do të dorëzonte material kompromentues për rivalen e tij politike, demokraten Hillary Clinton.
Ligjvënësi Gowdy gjithashtu deklaroi se dosja Steele nuk ka të bëjë fare me aspektin tjetër të procesit hetimor, atë të pengimit të drejtësisë./VoA/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...