Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se është takuar me kampionin e skijmit Albin Tahiri, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disciplina alpike të skijimit.
Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë.
Falemnderit Albin! Falemnderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...