Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në emisionin ‘Top Tema’ deklaroi se kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vjen për vizitë në Maqedoni për të nxitur reformat në vend dhe për të vlerësuar zbatimin e deritanishëm të proceseve reformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Osmani është i bindur se Maqedonia do të jetë pjesë e dokumentit strategjik të KE-së për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, që javën e ardhshme duhet të publikohet në Bruksel.
Parashikimet e Osmanit janë se Maqedonia në Samitin e NATO-së në qershor do të pranojë ftesë për anëtarësim, si dhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën