Në Gjakovë policia ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë kryer vjedhje të rëndë. Dyshohet se dy meshkuj kanë vjedhur në një shtëpi dy orë të dorës dhe stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kjo vjedhje ka ndodhur në rrugën “Anton Pashku” në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar kanë vjedhur dy orë dore dhe stoli ari dyshohet në vlerë rreth 6000 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1