Shi dhe erë në viset më të ulëta dhe dëborë në viset malore, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për fundjavën e ardhshme në Maqedoni.
Nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat do të jenë më intensive në orët e mbrëmjes. Më të rrëmbyeshme reshjet do të jenë në pjesët perëndimore të vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reshje të dëborës fillimisht do të ketë vetëm në viset më të larta malore, ndërsa deri të dielën kufiri i dëborës do të bjerë deri rreth 1.500 metra lartësi mbidetare.
Gjatë ditës së nesërme do të fryjë edhe erë e përforcuar, në momente erë e fuqishme jugore me një shpejtësi mbi 90 kilometra në orë.
Të dielën paradite do të ketë reshje lokale, ndërsa deri në fund të ditës vranësirat do të pakësohen dhe do të paraqitet stabilizim i përkohshëm i motit./Telegrafi
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit