Dy persona u vunë në pranga, ndërsa përpiqeshin të fusnin ilegalisht në Britaninë e Madhe 9 emigrantë që pretendojnë të jenë shqiptarë.
Siç raporton “The Guardian”, 8 burra dhe një grua u shpëtuan nga një gomone në ngushticën e Doverit teksa po kalonin kanalin e La Manashit.
Dy personat e arrestuar nga agjencia e krimit kombëtar po merren në pyetje. Ndërkaq, grupi i shqiptarëve do të trajtohet mbi bazë të rregullave të emigracionit, bënë të ditur autoritet lokale.
Një zyrtar i lartë i agjencisë deklaroi se incidenti tregonte rreziqet që lidheshin me përpjekjen për të kaluar kanalin në këtë mënyrë.
Ai tha se personat në gomone, kishin qenë shumë me fat që kishin shpëtuar. Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit ku u përfshinë agjencia detare, forca kufitare dhe agjencia e krimit kobtar, nisi pas evidentimit të varkës pranë East Sussex. Emigrantët u nxorën në breg me një varkë shpëtimi./gsh/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...