Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për rastin e Dafina Zhubit.
Ai thotë se kjo çështje nuk është mbyllur kurrë nga prokuroria, por se vetëm ishte ndërprerë masa e paraburgimit për personin e dyshuar.
Më tej Lumezi ka treguar që rasti është dërguar në Zvicër për një ekzaminim toksikologjik.
“Kjo lëndë faktikisht nuk është mbyllur kurrë nga prokuroria, por vetëm është ndërprerë masa e paraburgimit të personit, i cili ka qenë i dyshuar. Ne në ndërkohë i kemi bërë disa ekzaminime në Republikën e Kosovës, ato ekzaminime nuk kanë qenë të qarta dhe nuk kanë qenë bindëse për prokurorinë e shtetit që të vazhdojmë procedurën e mëtutjeshme me ngritjen e aktakuzës. Prandaj kemi kërkuar nga autoritetet zvicerane që t’i bëjmë disa ekzaminime toksikologjike në shtetin e Zvicrës, i kemi dërguar kërkesën, ata kanë pranuar që të marrin shkresën e lëndës. I kemi përkthyer krejt në gjuhën zvicerane ju kemi dërguar, tani po presim vetëm t’ua dërgojmë edhe analizat e gjakut dhe mostrat tjera që i kemi marrë nga trupi i viktimës në ekzaminim të mëtutjeshëm në shtetin e Zvicrës dhe pastaj varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve do të vazhdohet procedura penale, për momentin e kemi pezulluar procedurën penale deri sa t’i sigurojmë këto prova në shtetin zviceran”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.
Për detaje të tjera ndiqeni intervistën e plotë:
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...