Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, ka realizuar takim edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku pas takimit tha se çdo herë merr këshilla të mira nga ai.
Nimetz e përsëriti qëndrimin se pret zgjidhje të shpejtë dhe se takimi me Ahmetin ka qenë konstruktiv. Ai gjithashtu, tha se tani është koha e duhur për zgjidhjen e kontestit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti pas takimit tha se para Nimetzit ka prezantuar qëndrimet dhe mendimet e BDI-së në lidhje me bisedimet dhe çështjen e emrit. Ai shtoi se BDI do të vazhdojë me mbështetje të plotë për ndërmjetësusin dhe se pret epilog të shpejtë për kontestin.
Ahmeti gjithashtu tha se pret zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët dhe do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe gjithë qytetarëve.
https://www.facebook.com/makfax/videos/10155488982333353/
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...