Numri i sëmundjeve gjithmonë është në rritje, dhe prandaj duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera.
Është tejet e domosdoshme që t’i ndryshoni shprehitë e ushqimit dhe mënyrën e jetesës për t’i minimizuar rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve tjera, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa ushqime, të cilat sipas nutricionistëve janë të dëmshme për shëndetin.
Vajrat e hidrogjenerizuara
Vajrat e hidrogjenerizuar gjenden në të gjitha llojet e ushqimit, e në veçanti në margarinë, në ushqime të ripaketuara dhe në ‘fast food’.
Kokoshkat e mikrovalës
Sipas hulumtimeve, kimikalet të cilat gjenden në pjesën e brendshme të kokoshkave të mikrovalës përfshijnë edhe acidin perfluorooctanoik (PFOA), dhe janë kimikale që shkaktojnë sëmundje të mëlçisë dhe kancerin e pankreasit. Kur vendoset qesja në mikrovalë, kimikalet shpërndahen edhe brenda kokoshkave. Prandaj përgatitni kokoshkat në mënyrën e vjetër, siç i keni përgatitur kur nuk keni pasur mikrovalë.
Pluhuri i bardhë
Pluhuri i bardhë i rafinuar është përbërësi më i zakonshëm në çdo ushqim, por sasia e madhe e karbohidrateve nuk është arsyeja e vërtetë se përse duhet të brengoseni.
Studimet tregojnë se konfirmimi i karbohidrateve të rafinuara e rritë rrezikun e kancerit të gjirit te gratë për 220 për qind.
Ëmbëlsirat
Sheqeri është i keq! Sheqeri që gjendet në pemë dhe perime nuk është i keq, por i dëmshëm është sheqeri i bardhë i përpunuar. Kancerit i “pëlqen” sheqeri, dhe aq më shumë që e konsumoni, aq më i madh rreziku për kancer. /Telegrafi/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...