Legjenda e Manchester United, David Beckham është i tronditur që Jose Mourinho arriti të sigurojë nënshkrimin me superyllin Alexis Sanchez nga Arsenali.
Sanchez debutoi me fanellën e vjetër të Beckhamit ndaj Yeovil Town të premten e kaluar duke asistuar në dy golat e klubit në fitoren 4 me 0 në FA Cup, transmeton portali arbresh.info.
“Të them të drejtën, unë nuk mund ta besoj ende”, ka thënë Beckham për ‘Sky Sports’. “Kur ka qenë pjesë e një klubi të madh si Arsenali dhe më pas të kalosh te një klubi më i madh disa orë larg në veri, është e habitshme për tu parë”
“Ne të gjithë i urojmë fat. Unë jam një tifoz i Manchester United, prandaj jam i ngazëllyer që dikush me talentin e tij do të vesh një fanellë të Manchester Uunited, pra është një kohë ngazëlluese për ne”
Reprezentuesi kilian ka qenë një shënjestër e Manchester Cityt para se të kalonte në Manchester United në një marrëveshje që nga ana tjetër i siguroi kalimin mesfushorit Henrikh Mkhitaryan në Arsenal./arbresh.info/
.@Alexis_Sanchez is the latest star to wear #MUFC's no.7 shirt – and he's following in the footsteps of some club legends! pic.twitter.com/PRIkfp2eDK
— Manchester United (@ManUtd) January 26, 2018
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...