Në një opinion të publikuar në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kundër Korrupsion e ka cilësuar si të jashtëligjshme vendimin e kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave.
Në sqarimin e këtij institucioni thuhet se zyrtarët e lartë që e kanë votuar këtë vendim, kanë shkelur Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, raporton lajmi.net
“Është shfaqur situate e konfliktit të interest rast për rast te votimi dhe nënshkrimi i vendimit të qeverisë nr.04/20 për rritjen e pagave të disa pozitave në kabinetin qeveritar”, thuhet në opinion.
Në këtë shkrim gjithashtu janë cektue edhe disa parime për veprimin ose mos veprimin e zyrtarit të lartë gjatë ushtrimit të detyrës.
“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë funksionin publik për përfitimin të kundërligjshëm për vete apo për të tjerët. Zyrtari i lartë gjatë ushtrimit të funskionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interest publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vë para atij publik”, thotë tutje ky opnion i AKK-së
AKK tutje rekomandon që ky vendim të kthehet në rishqyrtim, në mënyrë që të mos ketë shkelje ligjore.
Haradinaj ditë më parë kishte marrë vendim për rritjen e pagave për të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Madje shefi i qeverisë kosovare pagën e tij e kishte bërë 3 mijë euro.

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...