Pas alarmit për ndotjen e ajrit në Prishtinë, kanë reaguar shoqëria civile të cilët po ngritin zërin e tyre që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme.
Por, për çështjen e ndotjes alarmante, ka folur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se Prishtina është duke u përballur me nivele të larta të ndotjes, posaçërisht në grimcat 2.5 mm, por sipas tij, matja e cila bëhet nga Ambasada Amerikane në Arbëri, rezulton me nivel më të lartë, për shkak të afërsisë me termocentralet në Obiliq, përcjell arbresh.info.
Ai ka shtuar se komuna ka disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen në të cilën jemi.
Ahmeti ka thënë se pasi të marrë të dhënat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet për të mos pasur qarkullim të veturave në një orar të caktuar. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10157092459697166
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...