SHBA duhet të tërheqë trupat e saj nga rajoni i Manbijinit në veri të Sirisë dhe t’i jap fund mbështetjes së kurdëve në atë zonë, ka deklaruar Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Para gazetarëve ai tha se SHBA-të duhet të tërhiqen menjëherë nga rajoni pranë qytetit Manbij, ndërsa është bërë thirrje edhe që të ndalohet furnizimi me armë për YPG, transmeton portali arbresh.info
Forcat turke po kryejnë një ofensivë të quajtur “Dega e Ullirit”, duke synuar luftëtarët kurdë të lidhur me milicinë e Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) brenda dhe përreth Afrin në Siri.
Rusia ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë kufijtë e Sirisë.
Operacioni ushtarak turk ka tensionuar marrëdhëniet mes administratës së Trump dhe zyrës së Recep Tayyip Erdogan./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...