Jose Mourinho insiston se ishte i kënaqur me debutimin e Alexis Sanchez në Manchester United pasi kiliani i ndihmoi “Djajve të Kuq” të kalojnë tutje në raundin e pestë të FA Cup.
Golat nga Marcus Rashford, Ander Herrera, Jesse Lingard dhe Romelu Lukaku i siguruan një fitore me rezultat 4 me 0 gjigantit anglez në ndeshjen ndaj Yeovil Town në Huish Park, transmeton portali arbresh.info.

Sanchez, i cili ka bërë paraqitjen e parë për “Djajtë e Kuq” qysh pas largimit nga Arsenali, asistoi dhe emërua “Lojtari i Ndeshjes”.
“Ai është një përforcim fantastik. Të gjithë janë të lumtur me ardhjen e tij, lojtarët e mirë dëshirojnë të luajnë me lojtarë të mirë”, ka thënë Mourinho për Sanchezin pas fitores. “Ai është një lojtar fantastik për ne. Pyetja është gjithmonë se ku do të luaj ai? Kjo nuk është për ne, është për grupin tonë fantastik të lojtarëve”
“Ai është pak më shumë i pjekur dhe ka eksperiencë. Zgjedhja e tij për kundërsulm [në golin e dytë të United] është një lloj zgjedhje që Marcus Rashford është ende shumë nervoz për ta bërë”

“Ai do të na sjell neve pjekuri më shumë se klas – ne jemi vërtetë të kënaqur me të. E di që nuk do të ishte e lehtë për të por jam i lumtur me performancën e tij”
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314509069070401/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...