Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, Aurora Pirraku-Eriksson, e cila jeton e vepron në Suedi, që njëherit është edhe kandidate për parlamentin suedez.
Me këtë rast, i pari i kësaj komune i ka ofruar mbështetje për të bashkëpunuar me komunat suedeze nga edhe vjen Pirraku.
Kjo e fundit ka thënë se në qytetin ku ajo vepron e jeton, ka gjithsej 46 komuna dhe ka thënë se do të krijoj bashkëpunim me komunat suedeze dhe komunës së Drenasit në fushën e arsimit, shëndetësisë, administratës dhe në fushën e biznesit.
Aurora Pirraku-Eriksson është kryetare e Partisë Socialdemokrate për Komunën, Västeras të Suedisë, parti kjo e cila udhëheq qeverinë suedeze.
Ajo po ashtu është edhe femra e parë shqiptare në kryesinë e departamentit të mjekësisë ku prej disa vitesh jep kontributin e saj, po ashtu është femra e parë shqiptare në historinë politike të Suedisë, transmeton Klan Kosova.
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...