Kryeministri Zoran Zaev sot në Davos realizoi takim me komisarin evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë të BE-së, Johannes Hahn.
Zaev ka informuar komisarin Hahn për takimin me kryeministrin grek, Alexis Tsipras dhe e ka njoftuar për rezultatet e atij takimi, gjë që në masë të madhe lëviz para procesin e negociatave ndërmjet dy shteteve fqinje në lidhje me çështjen e emrit, si dhe në lidhje me mundësitë për një zhvendosje të re, cilësore të marrëdhënieve dypalëshe.
Komisari Hahn ia ka përcjellur kryeministrit Zaev qëndrimin e tij në lidhje me këtë takim, duke përsëritur se është lajm shumë i mirë që tregon guxim dhe vizion dhe atë se zgjidhja e këtij kontesti do të jetë pozitive edhe për dy shtetet e përfshira në negociata por edhe për tërë rajonin.
Zaev ka theksuar se takimi me Tsiprasin është i rëndësishëm edhe për nxitjen e zbatimit të reformave të filluara në Maqedoni dhe e vërteton vullnetin politik të Qeverisë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me shtetet fqinje./Telegrafi
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...