Jose Mourinho nuk do të largohet nga Manchester United. Edhe pse kishte spekulime për një largim të mundshëm të tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Trajneri portugez ka zgjatur edhe zyrtarisht kontratën me ‘Djajtë e Kuq’ edhe për një vit. Kontrata aktuale e Mourinhos skadonte në qershorin e vitit 2019, ndërsa ai ka nënshkruar një kontratë të re me Unitedin deri në vitin 2020.
Ish-trajneri i Chelseat, Interit e Real Madridit tha se është shumë i kënaqur me kontratën e re. “Jam shumë i kënaqur që kam vazhduar bashkëpunimin me Manchester Unitedin. Është kënaqësi kur një klub si United të beson dhe të ofron vazhdimin e kontratës”, ka deklaruar Mourinho.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...