Misioni i Posaçëm i OKB-së në Libi ka shprehur shqetësimin, pas raportimeve për ekzekutime në grup në Bengazi, në të cilën të paktën nëntë vetë u qëlluan për vdekje.
Duke iu referuar vrasjeve si “brutale dhe të egra”, misioni tha se OKB “kërkon dorëzimin e Mahmoud al-Werfalli menjëherë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, transmeton portali arbresh.info

Werfalli është një komandant i forcave speciale i kërkuar nga GJND-ja që supozohet se ka kryer një numër vrasjesh të ngjashme.
Fotot, të cilat u publikuan në mediat sociale dhe në mediat lokale, duket se tregojnë ekzekutime përpara xhamisë së Bayaat al-Radwan të Bengazit, ku një sulm bombe të martën la të paktën 35 vetë të vdekur.
Më poshtë keni pamjet e tmerrshme të ekzekutimit. Ato mund të jenë të rënda dhe grafike, nuk preferohen për persona të ndjeshëm./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...