Ish-Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka reaguar sot pas interpelancës për gjuajtjen me armë nga Ministri i tanishëm i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me arm.
Shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...