Përpjekjet për rritjen e aktiviteteve ekonomike në sektorin minerar janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës, megjithatë konsideratë duhet pasur edhe për aspektet e transparencës, ashtu që të zvogëlohet perceptimi për korrupsion në këtë sektor, transmeton arbresh.info.
Kjo u tha në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në të cilën u diskutua për korrupsionin në sektorin minerar në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve që kanë për synim rritjen e vetëdijes së bizneseve për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e etikës në biznes, të përkrahur nga projekti i Fuqizimit të Përpjrkjeve për Luftimin e Korrupsionit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vë potencialet në sektorin minerar në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, derisa synon rritjen e transparencës dhe eliminimin e konflikteve në kompetencat e institucioneve të ndryshme që rregullojnë sektorin minerar. Ai tha se viti 2018 do të jetë viti i Trepçës, por edhe i promovimit të potencialeve për investim nga sektori minerar. Ai propozoi krijimin e një Bordi Këshilldhënës për Sektorin Minerar, duke ftuar përfaqësuesit e shoqatave të biznesit që të kontribuojnë me rekomandimet e tyre.
Azem Rexhaj, Anëtar i Bordit i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale tha se Bordi dhe Menaxhmenti i këtij komisioni është i përkushtuar për luftimin e korrupsionit. Ai ftoi bizneset që të adresojnë shqetësimet e tyre me argumente konkrete. Ai poashtu foli edhe për disa dispozita konkflktuoze ndërmjet Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe Ligjit për Menaxhimin e Pyjeve, i cili u shkakton bizneseve probleme. Rexhaj tha se me ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, do të mundësohet edhe krijimi i të ashtuquajturave ‘one stop shope’ të cilat do të ndikojnë në reduktimin e kontakteve fizike ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e me këtë edhe mundësitë e shfaqjes së korrupsionit, kjo duke u bazuar edhe në praktikat nëdrkombëtare.
Bedri Halimi, Kryeinspektor mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor foli për punën që bëjnë inspektorët mjedisorë në parandalimin e dëmeve mjedisore nga gurroret, separuesit, ose nxjerrësit ilegalë të zhavorrit nga lumenjtë. Ai tha se me gjithë përparimin e bërë në këtë aspekt, nevojitet fuqizimi i bashkëpunimit edhe me institucionet e tjera, përfshirë edhe qytetarët dhe bizneset.
Bizneset e pranishme në tryezë u ankuan për mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve, duke bërë thirrje që të punohet në përmirësimin e koordinimit të brendshëm./arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos