Nivelet e “hormoneve të urisë” rriten gjatë mbrëmjes, ndërsa ato të “ngopjes” zvogëlohen, thotë një studim.
Raporti i publikuar në ‘International Journal of Obesity’ ka treguar se si gjatë orëve të mbrëmjes njerëzit kanë më shumë tendenca ta teprojnë me ushqim, transmeton Telegrafi.
Studimi i ka marrë parasysh edhe nivelet e stresit të pjesëmarrësve, dhe ka eksploruar mënyrën se si gjendja mendore mund t’ ndikojë në nivelet e “hormoneve të urisë” së tyre.
Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë konstatuar se është e vërtetë që nivelet e hormoneve të urisë rriten gjatë mbrëmjes, prandaj edhe njerëzit kanë tendenca të hanë më shumë.
Kjo do të thotë se gjatë mbrëmjes rrezikoni ta teproni me ushqim, e në veçanti nëse ndiheni të stresuar. /Telegrafi/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...