Barcelona raportohet se është duke kërkuar transferimin e një tjetër lojtari nga Amerika e Jugut, mesfushorin Arthur Melo të Gremios.
Gjiganti katalunas, i cili tashmë ka yjet si Luis Suarez, Paulinho, Lionel Messi dhe lojtarin e transferuar për 160 milionë euro Philippe Coutinho, ka vëzhguar Arthurin dhe ka dërguar zyrtarin e Barcelonës, Andre Cury, për të folur me të dhe familjen e tij vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Arthur ka një klauzolë të lëshimit prej 50 milionë euro, por bazuar në ‘Mundo Deportivo’, Barcelona shpreson të nënshkruaj me të për gjysmën e asaj shifre dhe thuhet se është e gatshme të lejoj rikthimin e tij te Gremio për një vit të në formë huazimi.
Arthur ka qenë pjesë e skuadrës së Gremios që kur ishte në moshën 14-vjeçare. Klubi i tij ishte zemëruar kur lojtari pozoi me fanellë të klubit pas takimit me Curyn.
Arthuri ka përfaqësuar Brazilin në nivelet U17 dhe U20./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...