Të paktën 27 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi të dyfishtë në afërsi të një xhamie në qytetin libian të Bengazit.
Sipas raporteve të ndryshme 20 deri në 30 persona janë plagosur nga shpërthimet, që ndodhën në dallim minutësh nga njëri-tjetri, transmeton portali arbresh.info
Automjeti u hodh në erë para xhamisë në lagjen al-Sleimani, në kohën kur besimtarët kishin kryer lutjet e mbrëmjes.

Makina e dytë shpërtheu menjëherë pas saj në anën tjetër të rrugës.
Në mesin e viktimave ka ushtarë dhe civilë. Numri i të vdekurve mund të rritet, ka thënë zëdhënësja e spitalit lokal al-Jala për AFP.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm të përgjakshëm./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...