Partia Demokratike Liberale në Serbi, e cila është parti opozitare në shtetin fqinjë, ka lëshuar një deklaratë ku ka përmendur Kosovën dhe trajtimin e saj në Kushtetutën e Serbisë.
“Kushtetuta e Serbisë duhet të trajtojë ndryshe Kosovën dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, gjithashtu kjo kushtetutë ka nevojë që të trajtojë ndryshe pozitën e Vojvodinës”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
Sipas qëndrimit të kësaj partie, këto ndryshime nuk duhet të bëhen vetëm për shkak të hapjes së negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkim Evropian, transmeton lajmi.net.
“Është e qarë që këto ndryshime, madje edhe ato të përmendura në plan janë të lidhura me hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, mirëpo ky nuk duhet të jetë shkaku i vetëm për ndryshime Kushtetuese”, thuhet në qëndrimin e kësaj partie opozitare serbe.
“Serbia duhet të mbajë debat për ndryshime kushtetuese me dyer të hapura dhe jo të mbyllura siç ndodhi në vitin 2006, ky është akti më i lartë juridik, por që nuk i plotëson nevojat e popullatës serbe, por të partive që vendosin për jetët tona”, përfundohet në qëndrimin e partisë serbe.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...