Shkodran Mustafi është bërë lojtari i parë dhe i vetëm te Arsenali që i ka uruar fat të mirë yllit Alexis Sanchez pas transferimit të tij në Manchester United.
Reprezentuesi kilian zyrtarisht u prezantua si një lojtar i Manchester United të hënën në mbrëmje në një marrëveshje që nga ana tjetër i siguroi kalimin Henrikh Mkhitaryanit në Arsenal, transmeton portali arbresh.info.

Arsene Wenger ka pranuar hapur që transferimi i shumë përfolur i sulmuesit Alexis Sanchez ka pasur një ndikim shkatërrues në skuadrën e tij. Raportet sugjerojnë gjithashtu që një numër i madh i lojtarëve nuk e kanë shikuar në sy madje 29-vjeçarin gjatë qëndrimit të tij në dhomën e zhveshjes.
Pas largimit të Theo Walcott nga Arsenali për transferim në Everton javën e kaluar, një numër i madh i lojtarëve të Arsenalit i uruan sulmuesit fat përmes llogarive të tyre në rrjete sociale. Mesut Ozil, Santi Cazorla dhe Petr Cech ishte tre nga shumë lojtarë të skuadrës kryesore që shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i dërguar mesazh Walcottit, i cili shpenzoi 12 vite në Arsenal.
Good luck for the future Bro? @TheoWalcott #goodbye #allthebest pic.twitter.com/UO2vMertYg
— Mesut Özil (@M10) January 17, 2018
My friend good luck in your new stage, you are a great example for all, thanks for everything we will miss you @theowalcott #allthebest pic.twitter.com/bAHWv3ZGF8
— Santi Cazorla (@19SCazorla) January 17, 2018
All the best to you @theowalcott with your new challenge! #topman pic.twitter.com/OggG1Nx01Z
— Petr Cech (@PetrCech) January 17, 2018
Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për yllin Alexis Sanchez, i cili është refuzuar keq nga bashkëlojtarët e tij pas transferimit të tij te rivali në Old Trafford.
Diçka e tillë është thyer nga Mustafi që ka shfrytëzuar rrjetin social Instgram duke i dhuruar “fat të mirë” kilianit te klubi i ri./arbresh.info/

Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...