Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillesron ka denoncuar sulmin e dyshuar kimik në Siri, ndërsa ka shtuar se “në fund të fundit edhe Rusia mban përgjëgjesi” për viktimat.
Ekipet e shpëtimit dhe aktivistët thanë të hënën se qeveria e Asadit përdori një gaz helmues ndaj civilëve sirianë, në një sulm që lanë të vdekur të paktën 20 persona, duke përfshirë edhe fëmijë, në një rajon të mbajtur nga rebelët pranë Damaskut, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një konference në Paris, Tillerson u ka bërë thirrje udhëheqësve sirianë të ndërpresin përdorimin e armëve vdekjeprurëse mbi civilët.
“Sulmet e fundit në Ghoutan Lindore ngrenë shqetësime serioze se regjimi sirian i Bashar al-Assad mund të vazhdojë përdorimin e armëve kimike kundër popullit të vet”, tha ai.
Diplomati më i lartë i Shteteve të Bashkuara shtoi se Assad dyshohet për kryerjen e sulmit, ndërsa ka theksuar se Rusia dhe Vladimir Putin janë gjithashtu fajtorë.
Kjo është edhe shenja e fundit se administrata Trump po rrit presionin mbi Rusinë.
“Kushdo që i ka kryer sulmet, Rusia përfundimisht mban përgjegjësi për viktimat”, tha Tillerson.
Vërjejtjet e Tillerson mbi Rusinë vijnë pasi Presidenti Donald Trump ka ashpërsuar tonin e tij mbi Putinin gjatë një interviste të dhënë për “Reuters” javën e kaluar, pavarësisht që gjatë fushatës parazgjedhore ai ka kërkuar forcimin e lidhjeve me Rusinë.
Në intervistë Trump tha se “Rusia nuk po ndihmon në përpjekjet për të ndaluar testimin e armëve bërthamore nga ana e Koresë Veriore”./arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu