Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli është takuar me eurodeputetët dhe përfaqësues të Komisionit Evropian gjatë sesionit të organizuar nga Parlamenti Evropian.
Pacolli ka thënë se gjate takimit që kishte më këto personalitete ai ka kërkuar që të bëhet finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave, të bëhet anëtarësimi i Kosovës në Interpol si dhe të kemi përkrahje për lobim ndaj pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Postimi i plotë:
“Gjatë sesionit të organizuar nga Parlamenti Evropian për deputetët e ri të zgjedhur, pata rastin të takoj eurodeputet dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe kërkova që te finalizohet procesi i liberalizimit të vizave, të anëtarësohemi ne Interpol dhe të kemi përkrahje ne lobimin ndaj pesë shteteve mosnjohëse.
Bashkimi Evropian mbajti qëndrim të qartë për liberalizimin e vizave dhe kërkuan ratifikim e marrëveshjes për demarkacion”, ka shkruar Pacolli në facebook./arbresh.info


Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë