Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për HRT ka folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ku ndër të tjera ka theksuar se “situata në Kosovë është e qetë”.
“Mund të ketë motive të ndryshme, politike dhe penale, por jo etnike”, tha Haradinaj, transmeton portali arbresh.info
“Kosova ka treguar aftësitë e saj për hetimin, sikurse edhe për sigurinë në përgjithësi. Njëkohësisht, në lidhje me dialogun me Serbinë, Kosova duhet të shkojë në fazën përfundimtare, në mënyrë që Serbia të njeh Republikën e Kosoves. Ne nuk duam kthim pas. Kosova është angazhuar për integrimin në BE dhe NATO dhe në të njejtën kohë ka miqësi të vërtetë më SHBA-të”, ka theksuar Haradinaj.
I pyetur për sigurinë në veriun e Kosovës, Haradinaj ka theksuar se “Kushtetuta e Kosovës dhe rregulloret po zbatohen edhe në veri”./arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...