Një gjykatë penale e Irakut ka vendosur që një grua gjermane me prejardhje nga Maroku, duhet të dënohet me vdekje pasi vendosi që t’i bashkohet Shtetit Islamik.
Kjo është hera e parë që Iraku dënon me vdekje një shtetase të huaj, vetëm pse u bashkua me grupin terrorist, transmeton portali arbresh.info
Gruaja, emri i të cilës nuk është zbuluar, ishte gjetur fajtore për “ofrimin e mbështetjes logjistike dhe për ndihmën që i ka dhënë grupit terrorisit”.
E pandehura u bashkua me Shtetin Islamik pasi udhëtoi nga Gjermania në Siri dhe më pas shkoi drejt Irakut së bashku me dy vajzat e saj, të cilat janë martuar me militant të ISIS-it.
Gruaja u kap nga forcat irakiane gjatë vitit të kaluar gjatë betejës së Mosulit./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit