Traktati historik i Élysée, i nënshkruar nga ish-Presidenti i Republikës së Pestë Charles de Gaulle dhe pastaj i Kancelarit Gjerman Konrad Adenauer më 22 janar 1963, vazhdon të mbetet shtylla kryesore e marrëdhenieve mes Parisit dhe Berlinit.
Në 55 vjetorin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Élysée, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë premtuar se do të zgjerojnë bashkëpunimin, transmeton portali arbresh.info
“Ambicia jonë është të përcaktojmë qëndrimet e përbashkëta për të gjitha çështjet e rëndësishme europiane dhe ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratë thuhet se të dy vendet “do të studiojnë dhe do të propozojnë së bashku politika dhe qasje më efektive, veçanërisht në fushat e mbrojtjes së klimës, energjisë, lëvizshmërisë, bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
Franca dhe Gjermania kanë qenë gjithnjë bërthama e Bashkimit Europian, së bashku me Britaninë e Madhe, janë ngritur në mënyrë unike për të përmbushur sifdat më të mëdha me të cilat përballet BE-ja.
Me vendimin e Britanisë për t’u larguar nga blloku, lokomotiva frank-gjermane do të mbetet pa zgjidhje tjetër, përveç thellimit të bashkëpunimit./arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...