Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qëndruar sot në Prishtinë ku edhe ka vizituar familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Këtë vizitë ai e ka bërë me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se këtë vizitë e ka bërë për ta kujtuar veprën e tij të pavdekshme, duke thënë se urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje.
“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, ka shkruar Meta ne ‘Facebook’
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...