Presidenti francez, Emmanuel Macron tha për BBC se ai është ndjerë i irrituar dhe i zemëruar nga komenti i Presidenti amerikan Donald Trump, i cili i quajti vendet afrika si “vrima qenefi”.
Trump gjatë një takimi me dyer të mbyllura mbi emigracionin, ka deklaruar se në “SHBA duhet të emigrojnë njerëz sikurse janë norvegjezët dhe jo ata që vijnë nga vrima e qenefit”, duke iu referuar vendeve afrikane, transmeton portali arbresh.info
“Nuk është fjala e duhur që mund të përdor dikush”, tha Macron. “Ne duhet t’i respektojmë të gjitha vendet”.
Megjithatë, presidenti francez e përshkroi Trumpin si “jo politikan klasik” dhe shtoi se përkundër zemërimit “marrëdhënia e tyre është shumë e mirë”.
“Ai është zgjedhur nga populli amerikan”, tha ai. “Ne duhet të punojmë me të”.
Macron është takuar disa herë me Presidentin Trump dhe ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me presidentin amerikan për çështje të tilla si siguria dhe anti-terrorizmi, ndërsa ka kritikuar ashpër vendimin e tij që të heq dorë nga marrëveshja e klimës së Parisit./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin