Chelsea dhe Schalke 04 kanë arritur marrëveshje rreth mbrojtësit ganez, Abdul Rahman Baba.
Reprezentuesi ganez këtë sezon nuk është paraqitur në asnjë ndeshje, për shkak të lëndimit që kishte pësuar në fillim të sezonit.
Tashmë, ai është rikthyer por Antonio Conte ka vendosur që ta huazojë përsëri tek klubi gjerman.
Chelsea është në bisedime me mbrojtësin brazilian të Romës, Emerson Palmeiri, i cili shumë shpejtë do të zyrtarizohet si lojtar i kampionit anglez.
Drejtori sportiv i Schalke 04, Christian Heidel ka konfirmuar se Baba do t’i bashkohet gjatë ditëve në vijim.
“Kemi arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Rahman Baba deri në fund të stinorit”.
“Ai do të na bashkohet gjatë ditëve në vijim pasi tanimë ka kaluar lëndimin”, ka thënë Heidel.
Baba ishte huazuar në Schalke edhe një vit më parë ku kishte pasur sukses me klubin bardh e kaltër. /arbresh.info/
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...