Ministria e Forcës së Sigurisë ka publikuar fotografitë e nxënësve gjatë evakuimit të mbrëmshëm në Prevallë.
Mbrëmë rreth orës 22 disa nxënës kishin mbetur në borë dhe janë evakuuar nga njësia e Reagimit të Krizave e FSK-së, shkruan lajmi.net.
“Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles. Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri në Gjakovë. Grupi i nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së”, thuhet nga FSK-ja./arbresh.info/

Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...